30 ushtarë nga Shqipëria kujdesen për sigurinë e Kosovës (video)

0
812

Shqipëria ka shënuar 10 vjetorin e anëtarësimit në NATO të premtën.

Shteti shqiptar rënditet në mesin e 28 vendeve që kontribuojnë me trupa në KFOR.

Përmes një video të postuar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhakaj shprehu mirënjohje gjithë burrave dhe grave që kanë shërbyer në KFOR, për një mjedis më të sigurt për gjithë qytetarët e Kosovës.

Nënkoloneli, Nikoll Ndoi, shprehet në këtë video se janë 30 ushtarakë shqiptarë që shërbejnë në KFOR, duke shtuar se roli i tyre është në drejtori dhe degë kryesore të KFOR-it, duke e vlerësuar një kontribut të jashtëzakonshëm.

Shqipëria kontribuon në KFOR menjëherë pas anëtarësimit në NATO në vitin 2009.

Rrëfimi i nënës që e braktisi fëmiun 16 muajsh nga dhuna