31 të prekur me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, mes tyre mjekë dhe infermierë

0
179

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se numri i të prekurve me koronavirus ka arritur në 31.

Ministria e Shëndetësisë raporton se 10 pacientë janë testuar sot pasdite dhe 5 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin.

Pozitive është gruaja e pacientit tashmë të diagnostikuar nga Shkupi dhe 4 profesionistë të kujdesit shëndetësor – dy mjekë dhe dy infermiere nga Dibra.

Kështu, numri i pacientëve me koronavirus në vend u rrit në 31.

Për më tepër informacione Ministria e Shëndetësisë në orën 19:00 do të mbajë një konferencë për shtyp në Qeveri./AlsatM