Tentim vrasje pas seancës gjyqësore

0
323

Të martën në ora 16:10, Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një seance gjyqësore, në parking të veturave te Pallati i Drejtësisë ka ardhur deri te përleshja ndërmjet tre të dyshuarve meshkuj.

Njësia policore ka arritur të arrestojë dy të dyshuar dhe nga njëri ka konfiskuar një revole me tetë fishekë, ndërsa i dyshuari i tretë gjendet në arrati.

Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.