35 persona të plagosur nga përplasja e trenave në Duisburg të Gjermanisë

Të paktën 35 persona kanë mbetur të lënduar pas aksidentit të rëndë hekurudhor që ka ndodhur në qytetin Duisburg të Gjermanisë.
Mediat raportojnë se dy trena janë përplasur në tunelin e stacionit “Auf dem Damm” në lagjën Meiderich, që është një stacion nëntokësor metroje i Stadtbahn Rhein-Ruhr.
Mediat gjermane bëjnë të ditur se dy persona janë dërguar për trajtim të menjëhershëm në spital si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e trenave, ndërsa të tjerët raportohet për gjendje të mirë shëndetësore.