37 vjeçari shqiptar goditet për vdekje nga rrufeja

Një 37 vjeçar ka ndërruar jetë këtë të enjte për shkak të një rrufeje.

I riu i identifikuar me inicialet B.K vdiq pasi u godit nga rrufeja, teksa po kulloste bagëtitë në Dropull.

Në zonën ku vdiq i riu, moti i keq dhe stuhia zgjati vetëm për disa minuta. 37 vjeçari që ndërroi jetë mësohet se ishte me origjinë nga fshati Picar i Gjirokastrës.