Chelsea rrezikon t’i bllokohet merkatoja

Chelsea rrezikon bllokimin e merkatos. Gazeta prestigjioze “The Guardian” shkruan se klubi londinez është vënë në shënjestrën e FIFA-s për shkelje të rregullave në nënshkrimin e kontratave me futbollistët e mitur.

Për momentin janë 25 raste nën hetim. Të gjitha janë futbollistë të huaj, por numri mund të rritet gjatë hetimeve.

Lidhur me këtë çështje po angazhohet komisioni disiplinor i FIFA-s, i cili në kaluarën ka bllokuar edhe klube të tjera si Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid për situata të ngjashme.