4 korrik 1776 – Shpallja e Pavrësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA-së)

0
149

Shkruan: Izet Miftari

Derisa qytetrimi perëndimor evropian thuajse ishte i katandisur me revolucion pas revolucioni, me luftë pas lufte, me betejë pas beteje, në perëndimin e mëtejmë të diellit, përkatësisht në perëndim të Oqeanit Atlantik, po lindëte një shtet tjetër, ku liria e mendimit, e shprehejs, e besimit, e pronës e jetës, ishin elemnetet fundamentale që do ta përcaktojnë në vazhdimësi fatin e këtij shteti të ri, për të cilën, sikur perëndia ka krijuar këtë shtet, që të mbrojë edhe të drejtat e mohuara të shqiptarëve.

Ishte Tomas Xheferson të cilit i takoi merita e hartimit dhe përgatitjes të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së. Xhefersoni dëshironte që deklarata të shkruhej nga Xhon Adamsi. Por, Adamsi këmbnguli dhe tha që deklarata të shkruhej nga Xhefersoni, duke i thënë këtij të fundit, se pse ti duhej ta shkruash deklaratën: “E para, se ti je nga Virxhina, (Xhorxh Washingtoni, Xhejms Madison e Patrik Henri gjithashtu ishin nga Virxhina). Arsyeja e dytë: Ti je më i pëlqyeshëm se unë. Arsyeja e tretë: shkruan 10 herë më mirë se unë”.

Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së,.përveç të tjerave, përmbante edhe këtë klauzolë të rëndësishme, kur kihet parasysh kohën e hartimit e miratimit: “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe nga Krijuesi u janë dhënë të drejta të pamohueshme, si jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë”.

Prandaj, Xhefersoni shkruajti: “Ndaj që të sigurohen këto të drejta, formohen qeveritë me pushtet të dhënë nga pëlqimi i të qeverisurve (populli, IM)”.
Pas debatave, Kongresi Kontinental, në mbrëmjen e 4 korrikut 1776, aprovoi Deklaratën e Pavarësisë, me miratimin e 12 kolonive. Nju Jorku më vonë e dha firmën e vet, dhe kështu u bënë 13 koloni që u shkëputën nga Britania e Madhe. Prandaj, sot e asaj dite, falmuri amerikan, në formën horizentale ka 13 shirita me dy ngjyra, kuq e bardhë, që simbolizon se ishin 13 koloni që në fillim u bënë bashkë dhe formuan shtetin amerikan.

Duhet thënë se i pari që vuri firmën në Deklaratën e Pavarësisë ishte Xhon Henkoku, përfaqsues i Massachusetts, i cili me rastin e nënshkrimit të deklaratës, tha: “Në këtë mënyrë, mbreti (anglez, Xhorxhi III, IM), s’do të ketë nevojë ta shoh me syza”.
Presidenti i parë i SHBA-s, ishte zgjedhur Xhorxh Uashingtoni.

URIME DITA E PAVARËSISË PËR POPULLIN AMREIKAN. KY URIM SHKON EDHE PËR SHQIPTARËT NË PËRGJITBËSI E ATA TË KOSOVËS NË VEÇANTI!

Sqarim për foton: Firmosja e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së.