4 të arrestuar për falsifikim të parave

0
370
Katër persona janë ndaluar nga Prokuroria e Pejës nën dyshimet se kanë falsifikuar para.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.
“Katër  persona janë ndaluar  nga Prokuroria e Pejës gjatë ditës se sotme , të dyshuar për kryerjen e veprës penale – falsifikimi i parasë”, tha ai.
“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione në rajonin e Pejës dhe  Prishtinës,  ku gjatë aksionit janë arrestuar katër persona të dyshuar për falsifikim të parave.
Prokurorja kujdestare e Departamentit për Krime të Rënda,Valbona Disha Haxhosaj, ka marrë aktvendim për ndalim 48 orësh për katër të dyshuarit”, tha Nikçi.