40 ditë paraburgim për Fjolla Morinën, akuzohet për këto dy vepra penale

0
212

Këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina është dënuar me 40 ditë paraburgim, pasi u arrestua.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar avokati i saj, Fanol Krasniqi. Ai u shprehë se Fjolla Morina po akuzohet për veprat penale “Trafikim me Armë” dhe “Arratisje nga vendi i paraburgimit”.

Avokati Krasniqi tha se Ministria e Drejtësisë ka bërë veprime të kundërligjshme ndaj Fjolla Morines.

“Ndaj Fjolla Morinës është vendosur masa paraburgimit 40 ditë mbi veprat penale trafikimi me armë dhe arratisja nga vend e iparburgimit sipas Ligjit Penal të Shqipërisë. Në rastin konkret fillimi i kësaj procedura është tërësisht kundërligjore. Pse është kunderligjore, sepse letra e parë që ka të bëjë me trafikim me armë nuk është vepër penale që është shpall fajtore Fjolla Morina me aktgjykim të formës së prerë, kurse vepra e dyte nga vendi i paraburgimit në shtetin tonë të Kosovës është vepër inekzistente sipas Ligjit Penal të Kosovës, kjo veper penale nuk është e sanksionume.”

“Konsideroj që Ministria e Drejtesisë ka bërë veprime të kundërligjshme pasi që e njëjta ka konstatuar se dokumentet e ofruar nga shteti kërkues i plotësojnë kushtet formale për percjelljen e lëndës në prokurorinë kompetente.”

“Është obligim ligjor i Ministrisë që fillimisht ta konstatoj se këto vepra penale a janë vepra penale edhe në Republikën e Kosovës. Siç e theksuam më lartë, vepra penale e arratisjes nga paraburgimi është inekzistente në Rep. e Kosovës dhe se kjo vepër nuk është e sanksionuar me kodin penal. Ministria ka obligim ligjor që të drejtat themelore të qytetarit të Kosovës të ja respektoj.”

“Këto pretendime, ne i kemi paraqitur edhe në seancën degjimore që sot është caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi që ndaj Fjolla Morinës nuk ka akgjykim të formës së prerë, ashtu siç e sanksionon dispozita e nenit 12 të Ligjit për Bashkëpunimin Ndërkombëtarë për çështje penale, kurse vepra e dytë, Ministria e Drejtësisë është dashur që kërkesën e shtetit kërkues të ja kthej dhe ta obligoj shtetin kërkues se mbi cilin vendim të formës së prerë që Fjolla Morina mund t’i nënshtrohet paraburgimit e me qëllim te ekstradimit.”

“Pra seanca dëgjimore ka qenë vetëm siguria e Fjolla Morinës në procedurë penale lidhur me ekstradim. Me veprimet e Ministrisë duhet të jetë çdo qytetar i shqetësuar”, u shprehë ai.

Fjolla Morina u arrestuar dy ditë më parë në Prishtinë, në një lokal. Ajo vitin e kaluar ishte mbajtur 1 muaj paraburgim në Kukës.

Këngëtarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Tiranës. Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla u arrestuan më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi u kapën me dy armë me vete.

Këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip “Audi Q7” ndërsa iu gjet një armë në çantë dhe një në bagazh. Në çantën e saj u gjetën dy pistoleta dhe 23 fishekë.