40 të vdekur e mbi 20 të plagosur në dy xhami në Zelandë të Re

Në qytetin Christchurch të Zelandës së Re gjatë natës së sotme kanë ndodhur disa sulme në dy xhami të këtij qyteti.

Deri më tani janë konfirmuar 40 te vdekur e 20 të plagosur.

Kjo e fundit ka lajmëruar qytetarët të mos dalin nga shtëpitë dhe ka arrestuar 4 të dyshuarit për ngjarjen e tmerrshme, shkruan BalkanWeb.

Nuk është ende e qartë dinamika e ngjarjes por sipas mediave lokale një prej personave që ka hapur zjarr është një australian dhe para sulmit kishte hapur një banderolë kundër emigrantëve. Ndërkohë që policia po heton për ngjarjen dhe pistën e një sulmi terrorist.