40-vjeçari del për të blerë llambë, përplaset për vdekje nga makina (video)

Një person ka humbur jetën pasi u përplas për vdekje nga një makinë në aksion rrugor Vajgurore – Kuçovë, në vendin e quajtur “Meteor”.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 20:00, ku makina tip ‘Benz’ me drejtues R.D. goditi për vdekje Altin Domin, 40 vjeç, banues ne fshatin Tapi, Kuçovë. Domi kishte dalë nga shtëpia për të blerë një llambë në dyqan, por u përplas për vdekje nga makina.

Drejtuesi i mjetit R.D., është shoqëruar në polici për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 20.00 në aksin rrugor Ura Vajgurore – Kuçovë, në vendin e quajtur “Meteor”, shtetasi R.D duke drejtuar i mjetit e tij tip benz, ka goditur me pasojë vdekjen shtetasin A.D, 40 vjeç banues ne fshatin Tapi, Kuçovë

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor po punon per zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shqiptarja.com