428 veta nënshkruajnë kontratë me Policinë e Kosovës (VIDEO)

Me vënien e firmave edhe zyrtarisht po bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.
Edhe 428 të tjerë të premten nënshkruan kontratat me institucionin e ruajtjes së rendit, njofton Klan Kosova.
Për këtë, ata po shprehen të lumtur.
Edhe pse procesi ishte i vështirë deri në përzgjedhjen e tyre, ata nuk u dorëzuan  për t`i shërbyer vendit.