47 bashkatdhetarë që ndodheshin në Slloveni, u kthyen në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar se janë kthyer në Kosovë edhe 47 bashkatdhetarë që ndodheshin në Slloveni. Në një njoftim në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Ambasada ka bërë me dije se personat e kthyer kishin raste urgjente shëndetësore ose raste të natyrave të tjera.

“Ambasada e Kosovës në Slloveni, në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Sllovenisë, ka mundësuar kthimin në Kosovë edhe të 47 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni, të cilët kishin raste urgjente shëndetësore dhe të natyrave tjera”, thuhet në njoftim.

Transporti është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Lubjanë dhe qytetarët e Kosovës tashmë kanë arritur në Kosovë, ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Kosovës.