5 vetitë shëruese të lëngut të shegës!

Shega është një ndër frutat që me lëngun e saj shëron disa lloje sëmundjesh. Është e njohur për vlerat ushqyese dhe shëruese, prandaj deh sot në këtë artikull dritare.net ju sugjeron të konsumoni rregullisht lëng shege nëse keni problem me shëndetin, por jo vetëm.
Shumë studime kanë vërtetuar që bëhet fjalë për një nga lengje më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe eshtëror, shkruajnë mediat.
Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leukemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.
Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet mjekim i shkëlqyeshëm kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet. Për ngritjen e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore ekspertët rekomandojnë konsumimin ditor të 2,5 decilitrave të lëngut të shtrydhur të shegës.
Acidet yndyrore që  përmban lëngu i shegës reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet e muskujve.
Lëngu i shegës, lufton infarktet dhe këto sëmundje:
Sëmundjet e stomakut
Sëmundjet e zorrëve
Dhimbjet e barkut
Ënjtjen e bajameve
Acarimin e mishrave të dhëmbëve. / dritare.net