50% e lojtarëve profesionistë luajnë bastore. Ja kush e thotë?

Ish-përfaqësuesi i Kombëtares së Anglisë në futboll, Joey Barton, ka pohuar se 50% e futbollistëve profesionistë vënë baste në ndeshje futbolli.

Ai ka thënë se bastvënie është futur në sport në mënyrë kulturore, shkruan BBC, përcjell Express.

Ish-mesfushori i Burnley, tani 35-vjeçar, u suspendua nga Federata e Futbollit Anglez në prill të vitit 2017 për shkelje të rregullave të bastvënies.

U zbulua se ai Barton kishte vënë 1.260 baste në ndeshje futbolli gjatë 10  viteve të fundit.

“Mendoj se nëse zbulojnë se kush ka vënë baste dhe i luftojnë ata, atëherë do ta suspendonin gjysmë e ligës. Mendoj se 50% e lojtarëve do të përjashtoheshin”, ka thënë Barton për BBC. /Express/