58-vjeçari nga Kosova ndërron jetë tragjikisht në vend të punës në Zvicër

Në Nänikon, Komuna Uster, Kantoni i Cyrihut, ka humbur jetën në vendin e punës një punëtor ndërtimi.

Fjala është për një shtetas kosovar të moshës 58-vjeçare, i cili është rrëzuar nga lartësia prej tri metrash.

Përkundër rianimacionit të bërë menjëherë pas aksidentit, kosovari ka vdekur në vendin ku është aksidentuar, njofton Policia Kantonale e Cyrihut, transmeton albinfo.ch.

Kosovari ishte duke punuar në rrënim të një objekti, kur, nga shkaqe ende të panjohura, është rrëzuar duke rënë tri metra në thellësi.

Me këtë rast ai ka pësuar lëndime të rënda koke.