6 vjet më parë u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive

0
202

Më 11 janar të vitit 2014, në qytetin e Prizrenit u mbajt takimi i përbashkët i dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo mbledhje e përbashkët që nga dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, u cilësua historike, ndodhi për herë të parë në historinë e dy shteteve.

Të dytë nënshkruan “deklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.

Kjo marrëveshje përfshinte fushën e transportit dhe infrastrukturën si dhe bashkëpunimin tregtar./kp