77 vjeçari humb jetën duke peshkuar

Një i moshuar ka humbur jetën teksa ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Shkumbin, në fshatin Xibrakë të Elbasanit.
Nazmi Peqini, 77 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve kishte shkuar për peshkim, por nga hetimet paraprake të policisë dyshohet të ketë rrëshqitur dhe për pasojë të jetë mbytur.
Nga këqyrja paraprake e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj tij. /tch