8 mësuesit e bllokuar në borë, shpëtohen nga helikopteri i ushtrisë

0
418
Ministria e Mbrojtjes njofton se një helikopter Cougar i Forcës Ajrore është nisur drejt Thethit e Shalës, për evakuimin e 8 mësuesve të bllokuar në atë zonë.
Sipas kësaj ministrie, me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur.
Kërkesa për ndërhyrje nga ajri është bërë nga prefekti i Shkodrës.
Mësuesit ndodhen të bllokuar në Dukagjin, për shkak të rënies së sasive të mëdha të dëborës.