NATO merr vendim për rolin e KFOR-it në Kosovë

0
751
101014-F-6655M-005.JPG

FSK nuk do të ndikojë në mandatin e KFOR’it por do të ketë bashkëpunim, deri atëherë kur do t’i ndryshojë mandati në Ushtri, transmeton Gazeta Metro.

Me rastin e takimit të shefave të NATO’së në Bruksel, u vendos që KFOR’i të vazhdojë të ofrojë situatën e sigurisë në Kosovë dhe të veprojë në një mandat të OKB’së, i cili siç thuhet nuk do të ndikojë në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

FSK nuk do të ndikojë në mandatin e  KFOR’it dhe do të ketë bashkëpunim, deri atëherë kur do të ndryshojë mandati në Ushtri.

‘NATO do vazhdojë të sigurojë qytetarët në Kosovë siç bëri për 19 vjet nëpërmjet misionit të KFOR-it. Ka ende një pozicion që ne do të shqyrtojmë angazhimin tonë, nëse ndryshon mandati i tyre. Misioni ynë në Kosovë vazhdon të punojë nën mandatin e OKB’së, ndaj të cilit ndryshimet e FSK’së nuk kanë ndikim – tha kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Ser Stuart Pitch.

‘Çdo ndryshim në prani të forcave të NATO-s në Kosovë do të kushtëzohet nga situata në terren dhe jo nga afatet’ – ka thënë kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Ser Stuart Pitch.

Ai theksoi faktin se NATO dhe Ballkani Perëndimor ndajnë një interes të përbashkët kur bëhet fjalë për sigurinë rajonale dhe luftën kundër terrorizmit.