A do nisë goditja ushtarake? Rusia bën kërcënimin e frikshëm

Anija luftarake amerikane ‘Donald Cook’ ndodhen aktualisht rreth 100 kilometra nga porti sirian i Tartusit, ku ndodhet një bazë ushtarake e marinës ruse, përjellë gazetametro.net.
Anija luftarake “USS Donald Cook” është 154 metra e gjatë dhe e mirëpajisur me fjalën e fundit të teknologjisë në sistemet e radarëve si edhe të reketave të avancuara “Tomahaëk”, të cilat mund të godasin objektivin qindra kilometra larg.
Presidenti Trump kishte paralajmëruar se do të merrnin masa të shpejta ndaj ushtrisë së Sirisë që vret popullsinë civile me armë kimike.

https://youtu.be/_1DL8okIh-4

E lidhur me këtë Rusia ka ngritur zërin ndaj kërcënimeve të ShBA dhe presidentit të saj Donald Trump për një kundërpërgjigje të ashpër për sulmin kimik në Siri.
Mediat kryesore ndërkombëtare citojnë një deklaratë të Vladimir Shamanov, ish-gjeneral, aktualisht kryetar i Komitetit Parlamentar për Mbrojtjen përmes të cilës ai ka paralajmëruar se një ndërhyrje ushtarake  ShBA-së në Siri do të çonte në përplasje ushtarake me Rusinë.
Rusia ka mjetet e nevojshme për t’u kundërpërgjigjur dhe amerikanët dhe aleatët e tyre e dinë mirë këtë është shprehur ai.
Sipas tij, nëse goditja amerikane do të shënjestrojë trupat ruse në Siri, atëherë kundërgoditja e Rusisë do të jepet mbi luftanijet amerikane. Shamanov ka përjashtuar përdorimin e armëve bërthamore.

Tensionimi i situatës ka ardhur pas një sulmi në Ghouta javën e kaluar ku mbetën të vdekur 80 persona. Askush nuk ka marrë përsipër sulmin, por fuqitë perëndimore akuzojnë Damaskun zyrtar dhe Rusinë. Situata i ngjan disi incidentit me Sergei Skripal, ish-agjenit të helmuar me Novichok, e për të cilin Britania dhe ShBA me vendet europiane akuzojnë Rusinë e cila kërkon prova.
Ndërkaq, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në orët në vijim, megjithatë SHBA ka kryer një sulm me raketa disa muaj më parë ndaj ushtrisë së Asadit me të njëjtin arsyetim, gjë e cila mund të ndodhë sërish sipas mediave amerikane./gazetametro.net

Lini një Përgjigje