A do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi sivjet

Sipas analitikëve vendorë po edhe atyre ndërkombëtarë, të cilët janë të prirur të merren me teori konspirative, marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë do të arrihet gjatë vitit 2019.
Madje konspiracioni shkon deri atje sa flitet se edhe marrëveshja është e gatshme dhe se ajo do të nënshkruhet në mars apo prill të këtij viti. Sipas konspiracionistëve do të ketë shkëmbim territoresh ne mes të Kosovës dhe Serbisë, konkretisht veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës dhe Kosova do të lirohet nga Pakoja e Ahtisarit e do t’i hapet mundësia e bashkimit me Republikën e Shqipërisë, ndërsa Serbia do të avancojë në rrugën e saj drejt BE-së.
Edhe në Letrën e Prisdentit Tramp dërguar Presidentit të Kosovës, z. HashimThaçi shihet një urgjencë, një mbështetje e madje edhe ofrohet Shtëpia e Bardhë si vend i festimit të marrëveshjes.
Duke pasur parasysh historinë, krimet e kryera dhe raportet e tanishme në mes të Kosovës dhe Serbisë kjo gje nuk duket e lehtë. Sidoqoftë, na mbetet të presim e të shohim!/Fokusi.info/