A do të ndalohen dasmat pas rritjes së rasteve me COVID-19, flet Afrim Muçiqi

0
156

Shtimin e rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, saktësisht me variantin DELTA, disa nga përfaqësuesit e shtëpive të shëndetit në komuna të ndryshme të Kosovës, si faktor kryesor po i lënë grumbullimet e qytetarëve në tubime e ahengje familjare.

Duke qenë se është përfaqësues i Estradës, në Odën e Hotelerisë, Syri.net Kosova ka kontaktuar këngën Afrim Muçiqi, për ta marrë versionin e tij për këto akuza që po u bëhen.

“Nga ne e kanë drejtuar gishtin edhe kur s’kemi qenë duke punuar fare. Unë kam bërë thirrje, po bëj prapë që popullata të vaksinohet. Duhet të sigurohen vaksinat dhe të vaksinohen të gjithë, këtu është problemi. Ne deri më tani kemi shkuar sipas rregullave të rekomanduara nga IKSHKP dhe dihet se në dasma janë të ftuar familjarët, të cilët edhe pa qenë në dasma hiç, rrinë për ditë me njëri-tjetrin. Pra, gishti le të drejtohet andej kah duhet dhe le te monitorohen edhe fushat tjera” tha Muçiqi.

I pyetur se cili do jetë reagimi i Estradës në rast se rastet me Delta/COVID-19 rriten, ai tha se do t’i respektojnë vendimet, në rast se bëhet mbyllja për të gjithë.

“Ne jemi PRO ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. Nëse mbyllen të gjitha lëmit e bizneseve, padyshim që edhe ne do e respektojmë. Por, nëse ka standarde të dyfishta, dikush me u mbyll e dikush me punu, këtë nuk do e lejojmë, do të reagojmë siç kemi reaguar kur filluan të bëjnë padrejtësi ndaj nesh, duke na lënë vetëm neve të mbyllur” shtoi Muçiqi.

Nga ana tjetër, kujtojmë që departamenti i Estradës është nga fushat më të goditura nga pandemia COVID-19, pasi, kanë mbetur rreth 600 ditë pa kënduar në koncerte, apo, ahengje familjare.