A do të shtrenjtohet nafta në Kosovë pas tensioneve SHBA-Iran?

0
275

Derivatet me të cilat lëvizin automjetet në Kosovë nuk pritet që të shtrenjtohen për shkak të tensioneve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Kështu së paku thonë në shoqatën e naftëtarëve të vendit.

Ndërkohë, para disa ditësh pati raportime se çmimi i naftës ka pasur luhatje në Kosovë.

Krejt kjo situatë u krijua pas sulmeve me raketa në bazat amerikane në Irak.