A e dini pse aeroplanët kanë zakonisht ngjyrë të bardhë?

Gjithçka ka ndonjë arsye të veçantë.

Nuk jemi mësuar të shohim avionë me ngjyra të ndryshme, përveç të bardhë.

E pse aeroplanët janë pothuajse gjithmonë të bardhë, ka disa arsye.

Disa fakte që ndoshta nuk i keni ditur:

Reflektimi i nxehtësisë – nëse një avion është me ngjyrë të bardhë, ai thith më pak nxehtësi. Kjo është më e mirë për pasagjerët dhe ekonomikisht e dobishme për linjat ajrore.

Ngjyra e bardhë është më pak e shtrenjtë.

Parandalimi i përplasjeve me zogjtë – zogjtë mund ta shohin më mirë reflektimin nga sipërfaqet e bardha dhe shpesh nuk përplasen me avionin për këtë arsye.

Ngjyra e bardhë ndihmon për të zbuluar çarjet madje edhe çarjet e vogla.

Në hapësirat e bardha të çarat vërehen lehtësisht në rast aksidenti dhe është më lehtë të vërehen edhe dëmtimet e tjera.