A e keni ditur se ekzistojnë edhe bananet e kaltra. Janë më të shijshme se të zakonshmet

Mund të mos jeni fans i madh i bananeve por ky lloj i këtij fruti padyshim që do t’ia rrit kureshtjen për ta provuar.

Bananet blu janë të njohura si “akullore” për disa arsye, njofton Klan Kosova.

Jo vetëm ngjyra kaltër-gjelbër i bën ata unikë por edhe shija. Ata që kanë provuar këtë lloj thonë se shija është e ëmbël dhe e butë. Disa thonë se shijon si vanilja, ndërsa disa të tjerë e kanë krahasuar me shijen e akullores vanilje.

Zakonisht nuk është shumë e lehtë për të pasur në dorën tuaj një banane të shijshme të tillë, nëse nuk jeni nga ajo zonë ku rriten ata.

Një kompani me qendër në Florida u ofron klientëve mundësinë për të blerë ato në masë dhe disa kultivues në Haëaii ofrojnë bimët e tilla edhe në tregjet e fermerëve.