A e mbani mend Leandrën e vogël? Sërish vjen me skeqe të reja me Lalushin!

Tashmë jemi të bindur që nuk e keni harruar vajzën me emrin Leandra, e cila madje me videon e saj të publikuar në YouTube kishte arritur mbi 1 milion klikime, shkruan OnAir.

Së fundmi, humoristi i njohur Ganimet Bytyqi – Lalushi kishte vendosur që të bashkëpunojë me një vajzë të ëmbël që quhet Leandra Istogu, e cila ka lindur dhe jeton në Gjermani. Pos kësaj, kjo vajzë e vogël që duket se ka shumë talent ka vendosur që të rrëfehet edhe para Lalushit, i cili në skeqin e publikuar e pyet Leandrën për shumë gjëra që do ju bëjnë të qeshni me lot!

Madje përveç videos që tashmë qarkullon në YouTube ata shumë shpejt do të publikojnë edhe skeqe të reja të cilat do ju bëjnë që të qeshni me lot./OnAir