Arrihet Marrëveshja për Demarkacionin

Subjektet politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, më në fund, kanë arritur konsensusin për votimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili gjatë dy ditëve të fundit kishte mbledhur në zyrën e tij partitë politike në tentim për ta gjetur një zgjidhje, më në fund gjatë ditës së sotme ka arritur ta nxjerrë një dakordim me Kryeministrin Ramush Haradinaj, pasi që LDK dhe AAK ishin vetmet që deri më tash kishin kundërshti sa i përket Nenit 3 të Projektligjit për Demarkacionin.

Ky është postimi i Kadri Veselit në Facebook:

“Të nderuar qytetarë,

Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin.”

Lini një Përgjigje