A është Kuvendi ndotës i madh i ambientit?

0
238

Aty ku bëhen ligjet dhe ku merreshin vendime për t’i ndaluar makinat dhe oxhaqet e qytetarëve për shkak të ndotjes së ambientit në Prishtinë, duket se ndotet më së shumti.

Sipas fotografisë dhe videos së dërguar nga lexuesi i portalit tonë fokusi.info, dëshmohet se Kuvendi i Republikës së Kosovës është ndotës i madh i ambientit.

Ishte vetë Kuvendi i Kosovës që në fillim të muajit shkurt 2018 kishte miratuar një Rezolutë kundër ndotjes së ajrit, përmes së cilës kishte kërkuar që ambienti të jetë prioritet i lartë për Qeverinë e Kosovës.

Pra, kjo do të thotë që aktet e miratuara në organin ligjvënës merren “shkel e shko”.