A është takuar Albin Kurti me liderët e partive opozitare, pas mocionit të LDK-së?

0
273

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk është takuar me asnjë nga liderët e partive opozitare pas deklaratave të tyre se do ta mbështesin mocionin e mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja, partia e cila është në koalicionin qeverisës.

“Jo nuk i kam takuar dhe nuk kemi biseduar për këtë gjë jemi plotësisht të përkushtuar në punën që bëjmë në këtë situatë kur shëndeti publik është para se të gjithash dhe mbi të gjitha”.
Ai gjatë konferencës në ditën e sotme u shpreh se gjithashtu nuk është takuar as edhe me ndonjë nga pjesëtarët e LDK-së për të diskutuar për mocionin.

“Preokupimi im nuk është java e kaluar në kuptimin politik, por java e ardhshme ne kuptimin shëndetësor”, u shpreh Kurti.