A ka “Zot” shtëpie Kosova?

Krerët e shtetit të Kosovës po qëndrojnë jashtë vendit për vizita zyrtare.

Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj po qëndrojnë për në SHBA për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”. Ata sot gjatë ditës janë takuar me këshilltarin e Presidentit të SHBA’së, Donald Trump, gjeneralin Herbert Raymond McMaster.

Ndërkaq, Kryeparlamentari Kadri Veseli po qëndron në Kroaci për vizitë zyrtare, ku është takuar me homolgun e tij Gordan Jandrokoviq. Veseli është takuar edhe me kryeministrin e  Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Në këtë mënyrë, vendi ka mbetur pa të tre krerët e shtetit, duke e lënë vendin pa udhëheqës. Me këtë është shkelur edhe protokolli i shtetit, sipas të cilit krerët duhet të koordinohen për vizitat që bëjnë jashtë vendit.

Neni 19, paragrafi 4 i Ligjit për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës thotë: “Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”.

Zyra e Protokollit të Shtetit është dashur të jetë në nivel të detyrës dhe mos të lejoj të ndodhin  gjëra të tilla.