A mund të kemi një koalicion LVV-LDK

0
253
Shumëkush në Kosovë si mundësi të vetme për t’i hequr “komandatët e luftës” nga pushteti e shohin një koalicion në mes të partive aktualisht opozitare, LDK dhe LVV.
Por a është e mundur kjo?
Në një intervistë me shkrim për Gazetën Jeta në Kosovë, Kurti ka folur edhe për bashkëpunimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me të cilën ka thënë se kanë misionin e përbashkët, atë të ndaljes së presidentit Hashim Thaçi.
Por këto përpjekje të LVV po shihen me doza të forta dyshimi për dy arësye: e para LDK, në bazë të sondazheve, po ndihet mjaft e fortë dhe pozicionin e kryeministrit të ardhshëm, përkundër ambicieve të shfaqura të LVV-së dhe Albin Kurti, do ta ruaj për vete si dhe, si një arsyetim, qëndrimi i LVV e veçanërisht i Albin Kurtit për figurën e ish-presidentit, Ibrahim Rugova shihet si një pengesë e pakapërcyeshme.
Koha do ta tregojë nëse do të mund të tejkalohen këto pengesa për një koalicion jo të natyrshëm në mes të “të majtëve” dhe të “të djathtëve’ në Kosovë”./Fokusi.info/