A po paralajmërohet projekt i përbashkët në mes të Rita Orës dhe Dua Lipës?

Ka kohë që flitet se dy këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa nuk komunikojnë në mes vete, shkruan Fokusi.info.

Për këto marrëdhënie është folur shumë herë, por asnjëherë nuk ka pasur një përgjigje të qartë se cilat janë marrëdhëniet e vërteta.

Ato që dihen janë se në të kaluarën familjet kanë qenë miq dhe të dy këngëtaret nga Prishtina kanë jetuar edhe në Londër.

Gjithashtu deri më tani ajo që ka bërë përpjekje që t’i bëjë bashkë këngëtarët e famshme shqiptare në një projekt të përbashkët muzikor ka qenë Bebe Rexha, por pa sukses.

Sot në një postim në facebook Dukagjin Lipa, babai i Duas, njëherë edhe menaxheri i saj, e ka postuar një foto të përbashkët të gjyshërve të Duas dhe Ritës, Seit Lipës dhe regjisorit të njohur Besim Sahatçiut.

Mbetet të shihet nëse kjo foto a është përpjekje për shkrirje akujsh, apo paralajmërim për ndonjë projekt të përbashkët muzikor të cilin e presin të gjithë shqiptarët./Fokusi.info/