A po përçahet SBASHK-u? Komuna e Junikut e kënaqur me rritjen e pagave, nesër fillojnë mësimin

Tash e disa ditë institucionet arsimore janë në grevë të përgjithshme, me kërkesën e rritjes së koeficientit të pagave.

Kërkesën e tyre e pranoi sot Qeveria, duke u rritur pagat vetëm prej 10%, e jo 30% sa kërkonin mësimdhënësit.

Siç duket kjo rritje i ka mjaftuar komunës së Junikut, pasi sipas një njoftimi ata qysh nesër do fillojnë mësimin.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë:

“Njoftojmë të gjithë qytetarët se nesër me datë 21. 01. 2019, e Hënë fillon gjysëmvjetori i dytë në të gjitha shkollat në Komunën së Junikut sipas orarit paraprak.

Të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve ju urojmë sukese”!