AAK i kërkon falje publike ish-kryeministrit Mustafa

0
430

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate i ka kërkuar falje ish-kryeministrit Mustafa dhe LDK-së për gjuhën e përdorur nga deputeti Bekë Berisha.

“Besojmë se mënyra se si është shprehur deputeti Berisha ka qenë e paqëllimtë! Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e përcaktuar për një gjuhë të kujdesshme në diskursin publik”, thuhet në komunikatën e AAK-së.