AAK thirrje deputetëve që të miratojnë projektligjin për demarkacion me Malin e Zi, të propozuar nga Qeveria

AAK, vlerëson se Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, është rezultat i një pune të madhe dhe përpjekjeve të vazhdueshme të spektrit politik e të partnerëve ndërkombëtarë! Nuk ka qenë aspak e lehtë që të mbërrihet deri në këtë pikë dhe në këto çaste vendimtare, është i domosdoshëm kontributi i të gjithëve.

AAK, beson se projektligji i propozuar nga Qeveria është bazë e mirë ligjore, e cila garanton shënjim korrekt të kufirit me fqiun tonë Malin e Zi, qasja e të cilit duhet vlerësuar poashtu.

Ky projekligj, njëkohësisht është në interes të qytetarëve, lirisë së tyre të lëvizjes, por edhe të rrugëtimit të Kosovës e të Malit të Zi drejt BE-së!
Prandaj ne besojmë fuqishëm se nuk do të lëshohet momentumi i krijuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të mërkurën që vjen, me votën e tyre ta miratojnë projektligjin e propozuar nga Qeveria dhe t’i japin një shansë Vendit duke e ruajtur njëkohësisht, çdo metër të territorit të vet.
AAK