Abazi i kundërpërgjigjet Molliqajt

0
282

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka mbrojtur kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili së fundi aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, duke e veçuar atë prej ish-shefit të tij politik, Behxhet Pacolli.

Pa ia përmendur emrin por duke aluduar në Agim Bahtirin, Abazi ka thënë se ata që vinë nga AKR-ja në Vetëvendosje nuk tradhtojnë elektoratin por krerët matrapazë të AKR-së të cilët ndonëse kishin ardhur në pushtet me premtimin për ta larguar PAN-in, përfunduan në koalicion me PDK-në duke u bërë PANA.

“AKR-ja mori mandat nga qytetarët kundër PDK-së, i vodhën ato mandate, e tradhtuan elektoratin, dhe ia çuan votat PAN-it”,ka thënë Abazi duke theksuar se në politikë, të tradhtosh tradhtinë është vlerë dhe emancipim.

Lidhur me këtë status dhe fjalë të mëdha, një ndjekëse në profilin e Abazit në facebook e ka sfiduar këtë të fundit me një fotografi të përbashkët, ku shihet Agim Bahtiri në darkë me kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe drejtuesit e tjerë të kësaj partie.

Në pyetjen “Thuaje naj fjalë?”, Abazi është përgjigjur:

“Ky nuk është aderim në PDK por një foto darke e bërë kohë më parë. E kuptoj që do kishit preferuar që ai të ecte në rrugën e tradhëtisë që bëri partia e tij dhe partia juaj, por ja që ai vendosi të tradhtonte tradhtinë, ndërsa ju vendosët ta vazhdoni …”