Abdel Fattah el-Sisi rizgjidhet president i Egjiptit me 97 për qind të votave

Abdel Fattah el-Sisi është rizgjedhur si presidenti egjiptian me 97 për qind të votave, sipas rezultateve zyrtare të publikuara të hënën.

Ish-komandanti ushtarak siguroi të njëjten përqindje votash katër vjet më parë për mandatin e tij të parë, tha Reuters.

Pjesëmarrja këtë vit ishte më e ulët në 41 për qind.

Sisi dihej që do të fitonte dhe rezultati i thellë tregon mungesën e demokracisë në vend.

Kishte vetëm një kandidat tjetër – një përkrahës i zjarrtë i Sisit – pasi sfiduesi kryesor u arrestua dhe pretendentëve të tjerë nuk ju lejua të bëni fushatë në muajin janar.

Megjithatë, Sisi tha se kishte dashur të garonte me më shumë kandidatë, pavarësisht se vetë i ndaloi të gjithë.

Presidenti tha para votimin se i shihte zgjedhjet si referendum mbi presidencën e tij dhe jo si një garë të vërtetë.