Abdixhiku: Në asnjë mënyrë nuk ia japim Kryeministrin VV-së

0
250

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se ky subjekt politik në asnjë mënyrë nuk do ta negociojë postin e Kryeministrit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai këto komente i bërë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova duke shtuar se nuk ka asnjë dyshim se Vjosa Osmani është më e përgatitura dhe se koha e saj po vjen tani.

“Në këtë fazë kemi marrë disa vendime në Kryesi. Vendimi i parë që kemi është që që në asnjë mënyrë të mos e negociojmë postin e Kryeministrit”.

“Vendimi i dytë është që nuk bëjmë asnjë koalicion me PDK-në. Ne i kemi zgjedhur Isa Mustafën, Lutfi Hazirin dhe Vjosa Osmanin që të negociojnë me VV-në.

“Nuk ka kurrfarë dyshimi se Vjosa Osmani do bëhet Kryeministre e Kosovës – ajo është më e përgatitur dhe është koha e saj tani. Vjosa po vjen dhe partitë e tjera mund të na bashkohen”.

“Për zgjedhjet tona të fundit jemi në rrugë të mbarë dhe kushdo që na bashkohet neve në këtë rrugëtim është i mirëseardhur”.

“Në këtë moment ka një takim mes tre njerëzve tanë me krerët e LVV-së”.