Abdullahu godet Kurtin: Kur PDK dhe Thaçi ishin në dialog me Serbinë, nuk i dhanë libra Vucicit, sepse ata vetë e kishin bërë historinë

0
211

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka thënë se kur kjo parti dhe Hashim Thaçi kanë qenë në dialog me Serbinë, nuk i kanë dhënë libra të historisë Vucicit, pasi sepse vet Thaçi dhe të tjerët nga PDK, janë ata që kanë bërë dhe ndryshuar historinë e Kosovës.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Faton Abdullahu, ka goditur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili i dha disa libra të historisë së Kosovës, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

Ai ka thënë se kur PDK ka qenë në dialog me Serbinë, apo edhe kur Hashim Thaçi ka dialoguar me Serbinë, nuk i kanë dhënë libra të historisë Vucicit.

“Kur PDK ka qenë në dialog me Serbinë, kur Hashim Thaçi apo dikush tjetër nga PDK, ka dialoguar me Serbinë, nuk i kanë dhënë libra të historisë Vuçiqit. A e dini pse ? Është e thjeshtë. Sepse PDK, Thaçi dhe të tjerët nga PDK, janë vetë ata që e kanë bërë dhe ndryshuar historinë e Kosovës. Kur Vuçiq është takuar me Thaçin, është takuar me UÇK-n, me historinë më të lavdishme shqiptare, me të vërtetën më të hidhur të historisë së shtetit kriminal të Vuçiqit”, ka shkruar ai.