Abedin Januzaj: Shumë spekulime rreth Adnanit, ua them krejt të vërtetat! (VIDEO)

0
607
Adnan Januzaj, futbollisti me origjinë shqiptare, i cili është reprezentues i kombëtares së Belgjikës, para pak kohësh, kishte thënë se ka lindur në Belgjikë dhe ndihet belg.
Dhe kjo deklaratë e tij bëri bujë të madhe në mediat shqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.
Megjithatë, babai i tij Abedin Januzaj, në një intervistë ekskluzive për gazetën Lajm dhe Lajm Tv ka sqaruar se çfarë në fakt ka deklaruar Adnan Januzaj dhe cili ka qenë qëllimi i tij.
Në intervistë, ai ka treguar se djali i tij asnjëherë nuk kishte marrë ftesë nga Shqipëria, dhe se nuk ndihet tradhtarë, por krenarë me sukseset e djalit të tij.
Abedin Januzaj, tregon edhe për golin spektakolar të Januzajt kundër Anglisë, për shanset e Belgjikës kundër Brazilit dhe rikthimin e mundshëm të Adnan Januzajt tek Manchester Unitedi.

 

Image result for januzaj goal against england