Abrashi: Albini po frikësohet të marrë pozitën e Kryeministrit, e po ja lë fajin LDK’së

0
264

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK’së, Arban Abrashi, ka thënë se vonesat për formimin e Qeverisë janë për shkak se Albin Kurti po frikësohet të marrë postin e kryeministrit e kështu po i lë fajin LDK’së, shkruan Gazeta Metro.

Në postimin e tij në Facebook, ku ka mohuar raportimet në media se ai është shprehur kundër koalicionin VV-LDK për formimin e Qeverisë së re, Abrashi ka replikuar në një koment, ku ka thënë se Kurti po frikësohet që ta marr postin e kryeministrit.

‘…personalisht ende besoj qe Albini po frikesohet te merr poziten e KM-se, e po ja len fajin LDK-se’, ka thënë Abrashi.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se disa anëtarë të kryesisë së LDK’së në mbledhjen e mbajtur të kësaj partie, kanë kundërshtuar arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës me VV’në. /gazetametro.net