Abrashi godet Qeverinë Kurti: Çfarë pritet tjetër kur ShBA thotë se Qeveria po punon kundër interesave të Kosovës

0
256

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka theksuar se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkojnë drejt ftohjes.

Ai ka theksuar se kjo ftohje po ndodh për shkak të një udhëheqësie që siç shprehet ai “me një papërgjegjësi dhe një lehtësi të frikshme konfrontohet me partneret strategjik të Kosovës“.

“Kemi kemi sinjale dhe akte direkte që tregojnë se marrëdhëniet tona me SHBA janë duke shkuar drejt ftohjes, si rezultat i një udhëheqësie që me një papërgjegjësi dhe një lehtësi të frikshme konfrontohet me partneret strategjik të Kosovës”, tha ai për Gazeta Blic.

Sipas tij, vendimi i sotëm i investitorëve amerikan për të investuar në Termicentralin “Kosova e Re”, është mesazh se janë zbehur raportet me SHBA-të.

“Deklaratat e Senatorëve, kërkesat e vazhdueshme të Ambasadorit Grenell, reagimi i Trump JR, instalimi i sanksioneve si MCC, tash edhe largimi i investitorëve potencial nga sektori i energjisë shkaku, siç thuhet i ndryshimeve politike në Kosovë e klasës politike, e sanksionet e pezullimet tjera që janë në fuqi, janë tregues që raportet tona tashmë janë zbehur” tha Abrashi

Ai thotë se çfarë pritet tjetër të thuhet nga aleati ynë strategjik, sesa ta cilësoj Qeverinë tonë të painteresuar për paqe dhe se po punon kundër interesave të Kosovës.

“Qeveria duhet të reagoj menjëherë, sot, taksa duhet të hiqet menjëherë dhe pa vonesa, ashtu siç na u ka dhënë mesazhi i qartë”, ka shtuar Abrashi.

Siapas tij, naduhet bashkëpunim dhe përkrahje e SHBA-ve, në të gjitha fushat, edhe për të luftuar pandeminë e coronavirusit.

“Vetëm të luajturit mund të entuziazmohen me tërheqjen dhe përkrahjen e investimeve amerikane në Kosovë”, tha ai për Gazeta Blic.

Ndryshe, dje zëdhënësi i Grenell, Dick Custin, në një përgjigje për KOHËN ka refuzuar të flasë për pasojat me të cilat mund të ballafaqohet Qeveria, por vetëm ka përsëritur kërkesën rreth taksës.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet që tarifat duhet të hiqen plotësisht”, ka thënë Custin.