Abrashi: Zyrtari i Thesarit ka krijuar edhe qasje tjera, pasi duhen së paku edhe katër apo pesë qasje për tu kryer transferi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka treguar se si e ka kuptuar në ministrinë e drejtuar nga ai, se janë duke mungojnë fonde nga projekte të ndryshme.

“Punëtorët e Ministrisë së Infrastrukturës e kanë vërejtur se ka ndodhur një transaksion i dyshimtë dhe mjetet që është dashur të shkojnë në disa projekte të Ministrisë së Infrastrukturës kanë munguar” ka theksuar Abrashi.

Ai ka thënse zyrtarët e Ministrisë e kanë vërejtur një transaksion të dyshimtë, i cili nuk është përputhur me asnjë projekt dhe që iu mungojnë mjete nga projekte tjera. Posa është vërejtur ky transaksion është njoftuar Thesarin dhe organet tjera të sigurisë.

“Deri më tani është parë që ka ndodhur një lëshim teknik dhe një keqpërdorim i dikujt në Thesarin e vendit. Pra një zyrtar i Thesarit ka keqpërdoruar qasjen e tij dhe ka krijuar edhe qasje tjera, pasi duhen së paku edhe katër apo pesë qasje për tu kryer transferi”, theksoi Abrashi.

Ai ka thënë se e zyrtarët qeveritar nuk mund të ndërhyjnë në punët e personave që punojnë në Thesarin e Shtetit, sepse ata janë persona janë staf civil.