Absurditeti i një ideje për një aleancë rajonale kundër Serbisë

Shkruan: Fehmi Ramadani

Ditë më parë në Tiranë lideri i Lëvizjes VV-së, z.Albin Kurti gjatë formimit të një dege partiake deklaroi se politika shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë duhet të formojë një alenacë me shtetet e rajonit, si Shqipëria, Kosova, Mali iZi, Shkupi dhe Sarajeva, kështu shprehet për Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën dhe Hercegovinën kundër Serbisë dhe politikës së saj.

Kjo ide jo që është e mbrapshtë, por është edhe anticivilizuese dhe johumane, e cila mund të ketë pasoja serioze në politkën e ardhshme të pajtimit dhe normalizimit ndërnacional, së pari ndërmjet pakicave në Kosovë e Serbi.
Po ashtu, kjo ide është edhe kundër frymës së zhvillimit të vlerave demokratike, dhe një synimi të pajtimit afatgjatë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në rajon, por dhe kundër projektit të integrimeve euro-atlantike.
Kjo ide është një ide fashiste, për të cilën, sidomos rajoni jonë nga këto alenaca në të kaluarën ka paguar faturën e lartë të pasojave të saj, popujve të ish-Jugosllavisë u sollën mijëra viktima dhe shkatërrime marramendëse materiale.

Shfaqja e këtij absudrideti politik në vend të projekteve afirmative, paqësore, normalizuese, me vision për të ardhmen, etj, sepse një politikë e mbështetur në hakmarrje, revanshizëm dhe projekte me alenaca të ndërsjella kundër njëri tjetrit, sidomos në hapsirat ballkanike mund të riprodhojë, sërish shumë pasoja.

Shqipërisë dhe Kosovës më së paku i nevojiten aleanca kundër fqinjëve, politika revanshiste, etj. Kosovës dhe Shqipërisë i duhet politika shumë serioze, projekte me vizione të qarta zhvillimi, bashkëpunimi, afrimi, konkurence, si ndërmjet veti, por dhe me popujt e shteteve të rajonit e më gjerë.

Shqipëria dhe Kosova në raport me Serbinë duhet të udhëhiqen nga parimet e njohura e të lejuara politike e demokratike, sikur të gjitha shtetet e Europës.
Kosova nuk duhet të ndjek asnjë politikë që do të kishte ndonjë “synim” të keq ndaj ndonjë fqiu të saj. Përpjektjet e Kosovës duhen të jenë në vazhdimësi se me Serbinë si fqiun verior që na lidh jo vetëm “fqinjësia” duhet të zhvillojmë marredhënie normale dhe jo aleanca kundër njëri tjetrit. Kosova me Serbinë duhet të fillojnë të ndërtojnë politika bashkëpunimi në të gjitha fushat e saj, sidomos në ato ekonomike dhe bujqësore.

Kosova dhe Serbia duhet të mbyllin plagët e së kaluarës që kurrë më të mos kenë konflikte ndërmjet këtyre dy popujve, shqiptarëve dhe serbëve. Padyshim, një ditë kjo do të ndodhë, por deri sa në këto dy vende ka politikanë që vazhdimisht ndërthurrin projekte konfliktuoze dhe nuk shohin ka e ardhmaje e tyre, kjo kohë mund të shtyhet edhe për një periudhë, por nuk do të zgjasë shumë.

Kosova dhe Shqipëria aleancën më të sigurtë e kanë në rrugën e tyre europiane dhe integrimen e tyre në strukturat euro-atlantike, kurrësesi në aleanca ballkanike, rajonale etj kundër asnjë fqiu dhe asnjë shteti. Kosova dhe Shqipëria alenacën më të mirë të saj e kanë përqafimin e vlerave më demokratike të Europës. Kjo është rruga e tyre e sigurtë, ndërsa të tjerat sjellin humbje dhe tragjedi.

Në fund të fundit Kosova dhe Serbia një ditë do të pajtohen ndërmjet tyre, ndërsa projektet me synime të formimit të alenacave kundër njëri tjetrit duhet të përfundojnë njëherë e përgjithmonë në këto hapësira, ndryshe historia do t’i gjykojë site dështuara, sikurse kanë dështuar deri më tani dhe antihistorike.

Ps/ Këto synime mund të arrihet pas arritjes evntuale të ndonjë marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kur marredëniet e këtyre dy shteteve do të bien në binar normal dhe do të mbyllet kapitulli i konfliktit 100 vjeçarë ndërmjet tyre.