Administrata Tatimore e Kosovës tejkalon të hyrat

Administrata Tatimore e Kosovës, vetëm për muajin janar-mars 2018 nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 107.7 milion euro, ose 13.3 për qind më shumë, apo 12.7 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa në raport me planin janë mbledhur 5.3 % më shumë të hyra.

Të hyra të njëhershme nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës gjatë muajit janar janë arkëtuar 9.97 milion euro, të cilat nuk janë përfshirë në të hyrat e rregullta.

Gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 31.4 milionë euro të hyra për FKPK.

Gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese janë në vlerë prej mbi 149 milionë euro.

Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.

Lini një Përgjigje