Adoleshenti vritet brenda në shtëpi, prindërit e shohin ngjarjen nga telefoni

Një adoleshent 16-vjeçar është ekzekutuar me dy plumba në gjoks, brenda shtëpisë së tij në Adelela, të Australisë.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarjen drejtpërdrejtë e kanë parë edhe prindërit e tij, të cilët aktualisht ndodhen në Greqi nëpërmjet një kamere telefoni.

Viktima bëhet e ditur se është 16-vjeçari, Alexis Cats, ndërsa motive t e ngjarjes së rëndë mbeten ende të paqarta.

Prindërit e Alex teksa panë ngjarjen nga kamera e celularit të tyre po kërkojnë kthimin sa më parë në Australi.

Një shok klase i viktimës tha se Alex ishte një fëmijë i sjellshëm dhe i qetë, ndërsa xhaxhai i tij tha se familja ende nuk mund të besojë se çfarë ka ndodhur.