Adri Nurellari: Vetëvendosje motivohet nga sjelljet ‘anti’, Shqipëria e ka përfaqësinë që flet për Bashkim Kombëtar

Analisti politik Adri Nurellari ka thënë se nuk konsiderohet asgjë e re në Shqipëri të flitet për Bashkimin Kombëtar, pavarësisht lëvizjes së Vetëvendosjes për hapje të një qendre të re atje.

Nurellari tha në Zonën e Debatit që në Shqipëri qëndron e majta përfaqësuese e cila trajton çështjet e Bashkimit Kombëtar, por thekson që nuk ka një frymëzim për një alternativë konkrete, njofton Klan Kosova.

”Dikur kanë luajtur një rol aktivistësh në Tiranë në mënyrë të vazhdueshme. Këtu kemi një lloj institucionalizimi ndaj diçkaje”.

”Kemi një të kaluar interesante të formimit të Partisë Komuniste. Duket si një ngjarje ciklike, sepse kemi një eksport komunist nga Kosova drejt Tiranës”.

”Shikoj një lloj prurje që i kontribuon gamës në Shqipëri, por e shoh me skepticizëm të ardhmen e saj”.

”Tendencat e retorikës së tyre deri diku tashmë përfaqësohen. Sa i përket të majtës kemi një organizatë politike”.

”Nuk është se ka një prurje shumë të re, sepse nuk është gjë e re të flitet për Bashkim Kombëtar në Shqipëri dhe e majta e ka përfaqësimin e vet atje sepse ka një far zëri publik”.

”Pasurimi i debatit në Shqipëri, kur shikon sikur gjërat po përsëriten mua më duket diçka e mirë”.

”Kosova ka një epërsi të pluralizmit ndaj Republikës së Shqipërisë. Kemi një fazë të madhe dëshpërimi. Nuk ka ndonjë entuziazëm për alternativë, ka një pakënaqësi kolektive”.

”Nuk ka një frymëzim për një alternativë konkrete. E kanë humbur për tu treguar se janë ndryshe. Kemi një lloj përsëritje të kësaj hapësire. Mënyra si është strukturuar procesi politik shqiptar dhe procesi zgjedhor, bëhet nga militantët”.

”Në Kosovë ka transparencë të plotë, në Shqipëri është thuajse e pamundur. Aleanca parazgjedhore e ka të pamundur të jetojë politikisht”.

”Ajo që ka motivuar Vetëvendosjen në aktivitetin e tij politik, është sjellja anti se sa pro. Vecanërrisht sjellja kundër personave të caktuar sic është Hashim Thaçi”.

”Për ta më e rëndësishme është hakmarrja ndaj njerëzve të PSD-së që janë larguar nga Vetëvendosje sesa që merren me probleme të mëdha të vendit”.

”[Vetëvendosjen] … e motivon urrejtja. Mund të përputhesh me një kundërshtim pa dalë bashkë në kushtet, ndaj këtyre personave Vetëvendosje ka vjellur vrerë dikur”.

”Vetëvendosje ka gatishmëri të heq dorë nga kauzat kombëtare sa herë që ka ndonjë problem urrejtje personale”.

”Vetëvendosje dhe Albin Kurti kur vjen puna tek urrejtja harron diçka tjetër me të cilën merret”.