Adriatik Kelmendi thotë se VV i fitoi zgjedhjet me vota të PDK-së

Publicisti Adriatik Kelmendi, në një shkrim të tij në facebook, ka analizuar votat që i kanë marrur subjektet politike në zgjedhjet e 6 tetorit.Kelmendi ka thënë se numri më i madh i votave për VV-në në zgjedhjet e fundit janë vota që dikur kanë qenë të PDK-së.Ai i ka analizuar votat që i kishte Vetëvendosje dhe PDK në vitin 2014, duke thënë se rreth 50 mijë votues të PDK-së besohet se tashmë kanë votuar për partinë e Albin Kurtit.

Postimi i plotë i tij:

Digresion:

Nëse analizohen rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2014, del se numri më i madh i votave për VV-në në zgjedhjet e fundit janë vota që dikur kanë qenë të PDK-së.

Para 5 vjetësh, PDK-ja kishte rreth 222 mijë vota, kurse VV-ja afro 100 mijë. E vërtetë, në zgjedhjet e fundit kanë dalë diç më tepër votues se në zgjedhjet e vitit 2014, si dhe LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma, ose kanë shënuar rritje ose kanë mbetur në votat e njëjta (rasti i Nismës).

Por, me këtë përllogaritje, del se rreth 50 mijë vota të PDK-së kanë rrjedhur te VV-ja në këto zgjedhje, për shkak se tash VV-ja ka më se 200 mijë, kurse PDK-ja rreth 170 mijë.
Pra, shumëkush nga elektorati i PDK-së sot e gjen veten të përfaqësuar nga VV-ja