Aeroplani serbo-malazez fluturon nëpër Kosovë

Një aeroplan i nisur nga Beogradi ka fluturuar mbi Pejë, Gjakovë e kalon në Zubin Potok e nga Gjilani kthehet prapa për në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Këtë udhëtim më 25 mars, aeroplani ‘kingair 350’ i kompanisë serbo – malazeze e ka bërë në lartësinë mbi 6 kilometra, e cila sipas agjencionit të aviacionit të Kosovës nuk është në përgjegjësi të saj, por të KFOR-it.

“Fluturimi për të cilin po flisni ishte në hapësirën ajrore FL 210 e kështu është nën përgjegjësinë e HungaroControl, e jo të KFOR-it. Marrëveshja për këtë u nënshkrua në korrik të vitit 2013 dhe filloi të implemetohet më 3 prill 2014. Që nga atëherë, hapësira e lartë ajror e Kosovës u hap për fluturimet e trafikut civil dhe menaxhohet nga Hungaro Control nën mandatin e Këshillit Atlantik të Veriut”, ka thënë zëdhëndësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, për Klan Kosovën.

Lini një Përgjigje